• |
ide | kryesore

Video/ Shtylla i hoqi barazimin në të 90′, Deliu bëri poker në shtesë: Laçi përmbys Teutën e arrin -3 nga kreu

-Instant, F1, Sport, Video



Rezultati i 7 pozitiv radhazi për bardhezinjtë, 6 nga të cilat fitore, që kërcënojnë kreun, në kohën kur Martini nuk di më cfarë të bëjë që skuadra kampione një vit më parë të funksionojë. Laci imponohet në transfertë me një 2-4, që me pak fat për Teutën mund të ishte edhe 3-3, nëse Hebaj nuk do të ndalej nga shtylla.

Sfida nisi me shumë kujdes nga të dy skuadrat, të cilat evituan rreziqet para portave përkatëse, deri kur Aleksi nuk u kujtua të lëshojë një silurë nga distanca, që zhvleftësoi cdo tentativë reagimi të Dajsinanit. Teuta u kënaq me aq, edhe për meritë të një reagimi të vrullshëm të bardhezinjve që barazuan në fundin e pjesës së parë me Deliun, duke ndryshuar historinë e ndeshjes.

Në pjesën e dytë Laçi ishte më kërkues dhe ndonëse gjeti golin vetëm me penallti me VAR me Guindon, nuk u ndal dhe gjeti edhe golin e 3-1 përsëri me golashënuesin më të mirë të kampionatit. Hebaj hapi ndeshjen dhe pastaj pati mundësinë për të barazuar duelin, por u ndal nga shtylla. Në fund, erdhi edhe goli i dytë personal i Deliut që i vendosi vulën e sfidës dhe ngjiti Laçin në vendin e dytë në renditje dhe konfirmoi krizën pa fund të Teutës.

Tani, Josa e sheh veten -3 nga kreu, me shpresën tek derbi kryeqytetas mes Dinamos e Tiranës të hënën. Gjithësesi misioni është përmbushur, pavarësisht se duhet pritur gjithashtu edhe ndeshja e Kukësit për të parë nse vendi i dytë do të jetë pronë e vetëm një skuadre. Krizë e thellë për Teutën, që vazhdon të jetë në rënie të lirë, por fatmirësisht larg zonës së rënies nga kategoria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *