• |
ide | kryesore

I ftohti ekstrem, Greqia në prag të mbylljes së shkollave

-Instant, Lajme, Planet

Një vendim për mbylljen e shkollave për shkak të motit të keq, duket se do merret nga autoritetet për ditët në vijim në Greqi.

Konkretisht, siç tha guvernatori i Atikës, George Patoulis, çdo vendim do të marrë parasysh parashikimet e meteorologëve për valën e motit të keq dhe si do të zhvillohet kjo në 24 orët e ardhshme


“Sipas asaj që dimë deri tani presim që e gjithë Atika të jetë  e veshur “në të bardha” mëngjesin e së martës”, tha zoti Patoulis.

“Ky fakt duket se do të çojë në mbylljen e shkollave ditën e martë, ndoshta edhe të mërkurën”, tha guvernatori i Atikës, duke shtuar se “çdo vendim do të merret në konsultim me 66 kryetarët e bashkive të Atikës dhe njoftimet do të bëhen pasditen e së dielës.”

Lidhur me mundësinë e mbylljes së shkollave të hënën, George Patoulis, vuri në dukje se vendimi do të merret duke marrë parasysh faktorë të veçantë, si për shembull nëse do të mund të bëhet mësimi në shkolla për shkak të temperaturave të ulëta dhe nëse nxënësit do të mund të lëvizin në dhe nga shkolla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu