• |
ide | kryesore

Ambasada gjermane në Tiranë nuk jep viza deri në datë 28 janar

-Instant, Arkiva, Lajme



Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, njofton se sektori i vizave do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur deri në datën 28 janar.

Njoftimi i Ambasadës së Gjermanisë:

Sektori i vizave do të qëndroj i mbyllur nga sot 24.01.2022, deri më 28.01.2022. Të gjithë aplikuesit, të cilëve për fat të keq u anullohet takimi, do të njoftohen me E-Mail. Ne shpresojmë që takimet e anulluara të mund t’i zëvendësojmë sa më shpejt në muajt shkurt ose mars. Dorëzimi i pasaportave të martën pasdite dhe të premten paradite do të zhvillohet si zakonisht. Ditën e mërkurë nuk do të ketë legalizime. Lutemi për mirëkuptimin tuaj! Ju lutemi, kini parasysh, që nuk mund t’ju përgjigjemi pyetjeve mbi stadin e aplikimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *