• |
ide | kryesore

Inzaghi për herë të dytë me Covid, Inter i shqetësuar: “Tani do të ndjekë procedurat e protokollit sanitar”

-Instant, Sport



Simone Inzaghi ka rezultuar pozitiv ndaj Covid. Lajmin e ka bërë të ditur Inter, përmes një njoftimi zyrtar të lëshuar pak pas orës 18:00 të së hënës: “FC Internazionale Milano njofton se Simone Inzaghi ka rezultuar pozitiv në një tampon molekular të kryer sot”, thuhet në shënim.

Lajmi shqetësues mbërriti në fillim të pauzës për kombëtaret, me Interin që rinis stërvitjet të mërkurën: Inzaghi dhe stafi i tij i kanë dhënë tre ditë pushim skuadrës pas fitores ndaj Venecias në javën e fundit të kampionatit. “Trajneri tashmë do të ndjekë procedurat e përcaktuara në protokollin shëndetësor”, përfundon deklarata nga klubi zikaltër.

Inzaghi doli pozitiv ndaj Covid edhe në prill të vitit të kaluar, kur ishte trajner i Lacios. Pas pozitivitetit, trajneri mungoi në ndeshjet e kampionatit kundër Veronës, Beneventos dhe Napolit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *