• |
ide | kryesore

Të gjithë kundra Julia Fox

-Instant, Paparazzi, Slider



Julia Fox po i qartëson gjërat për të gjithë sa i përket romancës së saj me Kanye West.

Gjatë podcast-it Forbidden Fruits, aktorja 31-vjeçare foli për një pjesë të vëmendjes negative që ajo ka marrë që kur ka filluar të flasë me reperin dhe manjatin e modës, Kanye West.

“Është qesharake sepse po marr gjithë këtë vëmendje, por me të vërtetë as nuk më intereson diçka e tillë”, tha Fox. “Njerëzit thonë gjëra si, ‘Oh, ti je me të vetëm për famën, ti je me të për pushtetin, ti je me të për paratë.’ Zemër, unë kam dalë me miliarderë gjatë gjithë jetës sime, le t’i themi gjërat siç janë.”

Aktorja më pas shtoi:

“Shikoni filmin tim, lexoni librin tim. Kjo është më emocionuese për mua tani sesa sytë mbi mua.”

Kanye dhe Fox u takuan në dhjetor, më pak se një vit pasi Kim Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga reperi në shkurt 2021. Fox ka qenë e martuar me pilotin Peter Artemiev nga nëntori i vitit 2018 deri në nëntor 2021. Ish-çifti kanë bashkë një djalë 1-vjeçar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *