• |
ide | kryesore

Video/ Dinamos i anullohet goli, derbin e vendos Xhixha: arratiset Tirana

-Instant, F1, Sport, Video



Tirana stabilizon distancën me Kukësin e Lacin që e ndjekin, duke fituar derbin kryeqytetas 1-0 kundër Dinamos në ”Air Albania”. Bardheblutë fitojnë përballjen e tretë në katër sfida me nëndetësen, që pasi mundi Kukësin një javë më parë, nuk përsëritet dot kundër ekipit të Shehit.

Një derbi interesant, me pretendime, polemika, gola të anulluar, përpara se Xhixha ta vendosë me golin e minutës së 69, për ti dhënë të tijve tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull. Kryeqytetasit kthejnë distancën prej 6 pikësh nga ndjekësit më të afërt në klasifikim dhe nisin vrapin, pas ndalesës në sfidën e javës së kaluar me Vllazninë.

Skuadrat u munduan të mos rrezikojnë shumë në pjesën e parë, edhe pse në fund gjërat mund të ishin komplikuar për Dinamon. Pikërisht në minutën e parë shtesë, Simoni doli jashtë zonës dhe rrëzon Xhixhën që ishte nisur drejt portës. Topi përfundoi te Seferi i cili goditi me portën e boshatisur, por mbrojtësit e Dinamos e larguan topin para se të kalonte vijën fatale. Bardheblutë protestuan, pasi kërkuan kartonin e kuq për portierin, por Hamiti i tregoi të verdhin duke shpjeguar se nuk ishte lojtari i fundit.

Në pjesën e dytë ritmi u rrit, me më shumë raste e emocione. Për tu sinjalizuar goli i anulluar në minutën e 58’ kur dinakëria e Bardhit u pikas nga VAR që i erdhi në ndihmë Hamitit: lojtari e mori topin përpara me dorë kur kaloi Bekajn. Pika vendimtare erdhi në minutën e 69 me golin e Xhixhës, i cili u shfaq para Simonit dhe e ndëshkoi 17 vjecarin që mbronte kuadratin e portës së bluve. Dinamo u mundua të barazonte rezultatin, por nuk ia doli, duke iu kthyer përsëri humbjeve në kampionat dhe duke ndjerë përsëri trysninë e skuadrave që e ndjekin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *