• |
ide | kryesore

Video/ Zgjedhjet për Tiranën, presioni i Veliajt nuk bën punë: Alimehmeti fiton 44-2, Prodani bërtet për manipulim

-Instant, F1, Sport, Video



Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana është mbyllur ashtu si ka nisur: me kontestime. Fituesi i zgjedhjeve është Krenari Alimehmeti, që ka marrë shumicën e votave për tu pozicionuar si kryetari i ri i Shoqatës Rajonale të Tiranës. Sipas rezultateve të votimeve, Alimehmeti ka siguruar me 44 vota, një u shpall e pavlefshme ndërsa 2 shkuan për Eduard Prodanin, kandidatin tjetër në garë, i cili ishte larguar bashkë me 18 delegatë: “Atëherë, siç prisnim në sallën e asamblesë gjetëm më shumë sesa numri i duhur i delegatëve – deklaroi Prodani kur doli nga selia e FSHF-së ku po mbaheshin zgjedhjet -. Duhet ta dini që kam insistuar që të jepej numri i delegatëve. Ka qenë një manipulim i listës së delegatëve. Kanë shtuar ditët e fundit pafund, aty ku u lexuan një listë shoqatash dhe në mënyrë arbitrare dikush kishte një, dikush kishte dy. Kuptohet që të pa preferuarit kishin një, të preferuarit dy”.

Sipas asaj që ishte mësuar delegatët me të drejtë vote duhet të ishin 41, ndërsa është konstatuar se në zgjedhje do të ishin 65 delegatë. Në fakt, kjo pretendohet ndryshe nga FSHF, sipas së cilës morën pjesë 65 delegatë, të cilët përfaqësuan 41 anëtarët e kësaj shoqate. Një numër gjithësesi që i përafrohej në fakt asaj që Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj theksonte në audion e denoncuar nga FSHF si presion ndaj anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana.

Eduard Prodani është larguar nga salla bashkë me një pjesë të mbështetësve të tij duke mos e njohur këtë proces: “Dhe në këtë godinë nuk duhej të bëhej mbledhje. Është pa sens. Shoqata nuk ka staf, e tërë përgatitja është bërë nga Federata e Futbollit. Konflikt i pastër interesi. Ne i morëm përsipër këto, por nuk mund të marrim pjesë në një asamble ku nuk dimë se nga vijnë njerëzit. I bie të bëheshim ortakë në këtë estradë.”

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë në këtë mbledhje vendosi të trajtojë propozimin e disa anëtarëve për zgjedhjen e përfaqësuesve të SHRF Tiranë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Në sekretarinë e Asamblesë ishin paraqitur 6 kandidatura për 5 vende vakante. Në përfundimit të votimit delegatë të SHRF Tiranë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-s- u zgjodhën Fatjon Muhameti, Arbër Laçi, Marko Pelinxhi, Ervin Canollari dhe Florian Mema.

Kështu, edhe Tirana anon nga Armand Duka, pas Durrësit e Elbasanit, por është e sigurtë se ky proces pritet që shumë shpejt të përfundojë në Gjykatën e Tiranës, duke qenë i ankimuar nga pala tjetër në garë.

https://youtu.be/Qmecq1PE1d8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *