• |
ide | kryesore

Mc Kresha në pritje të një fëmije të dytë

-Instant, Paparazzi, Slider



Mc Kresha kur bëhet fjalë për jetën private të tij, ai kujdeset ta ruajë atë me fanatizëm dhe tregon shumë rrallë detaje, duke u kujdesur vetëm te aspekti profesional.

Megjithatë, Mc Kresha së fundmi ka vendosur të zbulojë gjininë e fëmijës së tij të dytë. Ata kanë vendosur ta zgjerojnë sërish familjen, duke pritur për të qenë katër anëtarë shumë shpejt.

“Me bashkëshorten dhe gocën jam tek miqtë. Jemi në pritje të një djali tani së shpejti” -tha ai në “D-night” në “Rtv Ora”.

Në qershor të vitit 2020, reperi MC Kresha u bë baba për herë të parë, vetëm pak muaj pas dasmës. Partnerja e tij, Erzina, solli në jetë një vogëlushe, të cilën çifti e pagëzoi me emrin Iza.

Ai e ka shprehur jo pak herë marrëdhënien që ka me vajzën, duke thënë se janë shumë të lidhur me njeri-tjetrin.

“Shumicën e kohës çohem unë në mëngjes me vajzën. Nusja ime është në pritje të fëmijës tonë të dytë. Sot mëngjes isha me vajzën, duhet t’i rri gati por më kënaq. Unë jam shumë i lidhur me vajzën, kënaqem me të se është në periudhën kur po fillon të flasë.”-është shprehur ai gjatë një interviste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *