• |
ide | kryesore

Vrasja e ish-efektivit Santiago Malko, dënohet me 25 vite burg Blendi Teta

-Instant, Lajme, Të fundit



GJKKO ka dënuar me 25 vite burg Blendi Tetën për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht 2019. Ish-punonjësi i policisë së kryeqytetit mbeti i vrarë mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 në rrugën “Xhanfize Keko”, kur drejt makinës së 26-vjeçarit Santiago Malko u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje.

Teta është i vetmi i dënuar për këtë vrasje deri më tani, ndërsa prokuroria ka shpallur në kërkim një numër të madh personash, pjestarë të klanit Duka në Tiranë, të cilët dyshohet se organizuan dhe ekzekutuan planin për vrasjen e Santiago Malkos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *