• |
ide | kryesore

Në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, arrestohet Leonard Duka në Belgjikë

-Instant, Lajme, Të fundit



Leonard Duka, një ndër autorët e përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, është arrestuar sot në Belgjikë. 37-vjeçari është arrestuar, teksa fshihej në një banesë private në një provincë të Brukselit. Nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, Duka është dënuar me “arrest në burg”, për veprat penale “vrasja me paramendim” dhe  “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal. Pas ndalimit në Belgjikë, pritet që ai të ekstradohej drejt Tiranës.

Leonard Duka dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos. Ish-punonjësi i policisë së kryeqytetit mbeti i vrarë mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 në një atentat të mirëorganizuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 në rrugën “Xhanfize Keko”, kur drejt makinës së 26-vjeçarit Santiago Malko u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *