• |
ide | kryesore

“Meqë e pa arbitri…”: Mehmeti ka rezerva për penalltinë që i hoqi fitoren

-Instant, Sport



“Duke pasur parasysh 90 minutat, mendoj se ishim më shumë kërkues se Dinamo. Pjesën e dytë kemi qenë në gjysmë fushën e tyre. Ndërrimet ishin ata lojtarë që ishin afër manovrës që ne menduam të sulmonim kundërshtarit, por bëjmë gabime me lojtarë që nuk janë të qetë në metrat e fundit.” Dritan Mehmeti komentoi kështu cerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë me Dinamon në të cilën barazoi 1-1. Në fakt, të kuqtë u ndëshkuan vetëm nga një 11 metërsh i akorduar nga Bajramaj, që ka lënë skeptik teknikun e Partizanit: “Nuk e kam parë, nga fusha ishte vështirë që bëje një gjykim.Ndoshta do ishe mirë të merrte pjesë dhe VAR. Përsa gjyqtari ishe i sigurt, nuk kam çfarë të them. Topi nuk e ka prekur fare lojtari i Dinamos”.

Tekniku i kthehet edhe situatës në të cilën ndodhet, pasi mori drejtimin e ekipit: “Në momentin që e kam marrë skuadrën, ka pasur probleme. Jam pjesë e familjes dhe jam mundur të jap maksimumin. Kam kënaqësi të jem trajneri i Partizanit. Do jap më të mirët. Unë bashkë me lojtarët do japim më të mirën ta çojmë aty ku e meriton Partizanin”, përfundoi Mehmeti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *