• |
ide | kryesore

Tristan Thompson nuk mund të rri larg skandaleve

-Instant, Paparazzi, Slider



Tristan Thompson duket se po shijon beqarinë pavarësisht skandalit të tij të fundit të atësisë, ku la një vajzë shtatzënë teksa ishte akoma i lidhur me Khloe. Lojtari i NBA, u pa duke u shoqëruar me një femër në një bar në Milëaukee javën e kaluar, sipas një përdoruesi të “TikTok” që kapi momentin në kamera. Në klip, një brune misterioze e veshur me të zeza mund të shihet e ulur në prehrin e Thompson.

“E pashë me dy sytë e mi. Zero respekt për këto plehra”, ka shkruar përdoruesi i “TikTok” në mbishkrim, duke përdorur hashtag-un “#khloekardashian.”

Ajo pretendon se Tristan dyshoi që ajo po regjistronte dhe tha: “Jo video, të lutem”.

“Pyes veten pse ai nuk donte të merrej ndonjë video prej tij,” tha Caracoza. “A mund të jetë për shkak se ai thjesht i kërkoi falje publike Khloé Kardashian që kishte një fëmijë me të, ndërsa ata po përpiqeshin të rregullonin marrëdhënien e tyre dhe potencialisht të riktheheshin bashkë?

Ajo vazhdoi: “Pikërisht për këtë arsye, Tristan Thompson është një qen.”

Khloe Kardashian, nuk ka komentuar mbi këtë video dhe një burim afër saj nuk e ktheu menjëherë kërkesën e “Page Six” për të reaguar.Megjithatë, Khloe dhe Tristan prej disa kohësh janë ndarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *