• |
ide | kryesore

“Kanabisi shqiptar” në Serbi, ministri shigjeton shqiptarët: Ballkani i Hapur i narkotikëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kanabisi i prodhuar në Shqipëri, që u sekuestrua së fundmi në kufijtë e Serbisë është vetëm një hallkë e zinxhirit të drogës që qarkullon në rajonin e Ballkanit.

Mediat serbe raportojnë se 300 kg e kanabisit të sekuestruar së fundmi në Tërnovc, afër Bujanovckit, ku u arrestuan 5 shtetas shqiptarë, janë pjesë përbërëse e një totali prej 820 kg hashash dhe 15 kg heroinë të bllokuar muajt e fundit në disa zona të Serbisë.

Ndërkaq, për aksionin e fundit, Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin konfirmon se të arrestuarit ishin shtetas të Republikës së Shqipërisë.

“Të arrestuarit janë shqiptarë dhe nuk janë shqiptarë të Kosovës apo të Maqedonisë së Veriut. Konfiskimi i fundit preu zinxhirin e tregtisë së marijuanës të organizuar nga mafia shqiptare. Marijuana duhej të përfundonte në Turqi”, tha Vulin.

Ajo ishte duke u larguar nga Shqipëria, kështu që u desh të transferohej përmes Maqedonisë së Veriut në Republikën e Serbisë dhe prej andej me kamion të hynte në Turqi. Ministri paraqiti për mediat serbe edhe çmimet e kanabisit në Shqipëri.

“Një kilogram marijuanë atje, tani kushton nga 6,000 deri në 8,000 euro”, shtoi ai.

Më tej ai shtoi se Serbia nuk do të jetë një treg për marijuanën dhe nuk është vend i sigurtë për shitjen apo shpërndarjen e drogës.

Ndërkaq, mediat serbe kanë publikuar edhe këtë hartë të qarkullimit të drogës në Ballkan, që të jep përshtypjen e një Ballkani vërtet të hapur, ku bandit bashkëveprojnë më së miri me njëra tjetrën.

Aty specifikohet se Shqipëria e nxjerr kanabisin drejt Italisë përmes 2 porteve kryesore të Durrësit dhe Vlorës si dhe nga pikat kufitare me Greqinë apo nga Kosova.

Ndërkaq, kokaina që kalon transit nga Italia, pasi përshkon Shqipërinë del në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, ndërsa heroina ka hyrje ekskluzive nga Maqedonia e Veriut për të kaluar përmes Shqipërisë, me qëllim final Italinë.



1 Comment

  1. I dine mire sherbimet serbe cndodh me krimin e organizuar shqipetar. Balkan i hapur
    ka si qellim kryesor perdorimin e porteve shqipetare per kartelet serbe te droges.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *