• |
ide | kryesore

Tronditet Franca, 10-vjeçari gjendet i vrarë në valixhe

-Instant, Lajme, Planet



Franca është tronditur nga një ngjarje e rëndë, pasi një fëmijë 10 vjeç është gjetur i vrarë në një valixhe. Trupi i fëmijës u gjet dje i hedhur në një kosh plehrash, brenda në valixhe.

Mediat vendase raportojnë se sipas hetimit, e dyshuara kryesore për vrasjen është nëna e tij. 33-vjeçarja është zhdukur dhe kërkohet nga policia, ndërsa gjurmë gjaku janë gjetur brenda shtëpisë ku jetonin në Ferrier-en-Brie në prefekturën e Saint-Marne.

Denoncimin për zhdukjen e 10-vjeçarit dhe nënës së tij e ka bërë i ati. Pas denoncimeve ka vijuar një operacion i gjerë i policisë dhe zjarrfikësve për gjetjen e të dyve.

Zyrtarët gjetën valixhen me fëmijën e vdekur, i cili kishte plagë të shumta me thikë. Pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

33-vjeçarja është larguar nga shtëpia pa marrë gjërat me vete dhe mendohet se është në gjendje të rënduar psikologjike. Prindërit e fëmijës kishin nisur procesin e divorcit, por ende jetonin bashkë.



1 Comment

  1. Kjo eshte Franca!Kudo dhe kurdohere,i cfaq pasojat e ndjnjave te saja kolonialiste,nga me te ashprat,qe njeh historia.I shikojme edhe brenda sojit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *