• |
ide | kryesore

Banorët e ‘5 majit’ mblidhen sërish në protestë, u bashkohen dhe ata të Laprakës: Na thanë dilni për 5 ditë, ku të shkojmë ne

-Instant, Lajme, Të fundit



Banorët e zonës “5 Maji” dhe ata të Laprakës janë bërë bashkë për të protestuar te zona e ish-sheshit Shqiponja. Banorët e Laprakës deklarojnë se janë njoftuar që për 5 ditë duhet të lirojnë shtëpitë për shkak se do të prishen prej rikualifikimit urban.

Një banor i Laprakës ka thënë se shtëpinë e ka ndërtuar që në vitin 1993 dhe e ka disa katëshe, bashkë me vëllezërit e tij. Sipas tij i është dërguar një letër para 5 ditësh dhe i kanë njoftuar se do të shemben shtëpitë për rikualifikimin urban.

“Na sollën një letër dhe na thanë që për 5 ditë të ikim. Unë kam pyetur vetë në urbanistikë dhe më thanë vazhdo me ndërtimin. Pse vijnë tani dhe na nxjerrin jashtë. Ne nuk jemi kundër rrugës. Por ku do të na çojnë? Ne nuk do të dorëzohemi”, tha ai.

E pranishme në protestë ishte edhe nënë Liza, që u shndërrua simbol i protestës së ‘5 Majit’.



5 Comments

  1. shkoni andej nga erdhet o cecene te ndyre Ghetot tuaja do prishen e do ndertohen pallate moderne si ne te gjithe Shqiperine Ju jeni mesuar ne shpella

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *