• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Lushnjë, humb jetën 61-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Zhame të Lushnjës. Shërbet Meta, 61 vjeç, ka rënë në kanal me zetorin e tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Paraprakisht mësohet se zetori nuk kishte ndriçim dhe si pasojë e mungesës së fushëpamjes ka përfunduar në një kanal, duke humbur edhe jetën.

Në vendin e ngjarjes u desh ndërhyrja e vinçit për të lëvizur zetorin dhe më pas për të nxjerrë trupin e pajetë të 61-vjeçarit nga mjeti që është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *