• |
ide | kryesore

Komisioni i Rithemelimit të PD: Vota e lirë zëvendësoi zarfet dhe pazaret e Bashës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha se “primaret” e zhvilluara këtë të diel nuk kanë lidhje me kandidatët e kësaj force në zgjedhje ka reaguar Komisioni i Rithemelimit.

“E mirekuptojme mllefin e Lulzim Braves ndaj votes se lire qe ka zevendesuar zarfat dhe pazaret, por koha kur kandidatet caktoheshin nga zarfet dhe zgjedhjet shiteshin per pazare ka marre fund.

Sot, per here te pare demokratet zgjodhen te lire kandidatet me te cilet do te perfaqesohen denjesisht ne zgjedhjet e 6 Marsit.

Ne ndryshim nga kandidatet e pengut te Edi Rames kandidatet fitues paraqiten me dinjitet para qytetareve si produkt i nje procesi te lire e te ndershem. Vetem te bashkuar do te risjellim shpresen dhe fitoren!” – thuhet në deklaratën e Komisionit të Rithemelimit. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Te qash apo te qeshesh me keta kllona.
    Te rroj muli, motrat vokshi, kerrici and co.
    Per hajer ju qofte degjenerimi

  2. Njeriu, peng i “së majtës”, i falur nga dy kryeministra socialistë, për krimet e 1997 e më pas, ai që prej shumë kohëve duhej të ishte i dëbuar nga politika, qoftë dhe si martir i “së djathtës”, tani u dëbua nga brenda shtëpisë së tij; u dëbua turpshëm nga një tufë çakejsh që duan hisen e tyre dhe që kur ia përkëdhelnin shpinën, mendonin se nga ku mund t’i futej më lirshëm prapësia dhe braktisja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *