• |
ide | kryesore

Berisha nxjerr prapaskenat: Për koalicionin me LSI-në takova Ilir Metën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi një detaj interesant në një intervistë për Syri Tv ku po pyetej për koalicionin me LSI-në në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki. Berisha tha se për arritjen e një koalicioni të përbashkët kishte takuar edhe presidentin e Republikës Ilir Meta.

“Vetëm për këto zgjedhje do jemi me LSI. Marrëveshjen po e firmosin Flamur Noka nga ana jonë dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI nga ana e tyre. Do jenë edhe parti të tjera si Partia Demokristiane, etj.

Me LSI-në kemi pasur bisedime në të gjitha nivelet. Edhe unë kam pasur bisedime me zotin Meta. Nuk kemi folur për detaje, por ju e dini që unë kam deklaruar se jam për koalicion me LSI-në. Nuk e kam fshehur këtë” – tha Berisha.

I pyetur se me ç’tagër kishte negociuar një marrëveshje për LSI-në, Presidenti i Republikës, Berisha tha se me Metën nuk kishte pasur negociata, por vetëm bisedime në parim.

“Nuk kanë qenë negociata, por kemi folur për këtë. Unë e kam takuar zotin Meta. Kam takuar të gjithë kryetarët e partive opozitare, përveç zotit Dule që ndodhet jashtë vendit. Por edhe me të kam kontaktuar në telefon” – tha Berisha.

Pak ditë më parë Presidenti Meta mohoi ta ketë takuar së fundmi Berishën duke u shprehur se kishte mbi 1 vit që nuk ishte ulur me të dhe për këtë shprehu madje keqardhje. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Genjen pidhi i gruas tate dhe i motres se nona eshte gjynah mo mire te kishte bo nje mut te madh ta hante rama se sa te ka bo ty ohhh idioti i kuq paemer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *