• |
ide | kryesore

Tensionet me Rusinë, Erdogan do të vizitojë Ukrainën këtë javë

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do ta vizitojë Ukrainën të enjten, më 3 shkurt. Ai do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, takim që ka për qëllim uljen e tensioneve midis Kievit dhe Rusisë, tha një zyrtar turk. Ankaraja ka raporte të mira edhe me Kievin dhe Moskën, por kundërshton politikat ruse në Siri dhe Libi. Po ashtu, ka kundërshtuar aneksimin nga Rusia të Gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014. Përderisa ka zhvilluar bashkëpunim me Rusinë në fushën e mbrojtjes dhe energjisë, Ankaraja po ashtu i ka shitur Ukrainës dronë të sofistikuar, duke e zemëruar Moskën.

“Erdogan do t’i përcjellë mesazhe Zelenskiyt për ruajtjen e paqes në rajon dhe parandalimin e rritjes së tensioneve dhe shpërthimit të ndonjë konflikti”, tha ky zyrtar të hënën. Çka ia ndal turin Putinit?

“Ne presim që këto dy takime të jenë efektive në uljen e tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës”, tha zyrtari turk, që foli në kushte anonimiteti.

Javën e kaluar, Erdogan tha se nuk do të ishte veprim i mençur nëse Rusia e sulmon Ukrainën dhe nëse ndodh një gjë e tillë, Turqia, si anëtare e NATO-s do të bënte atë që ishte e nevojshme. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën. Perëndimi ka thënë se Moska mund të jetë duke u përgatitur që ta sulmojë Kievin, por Moska mohon se ka plane të tilla./ REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *