Dalin dy emrat e parë nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës të kandidatëve për kryetar të Bashkisë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.
Mediat raportojnë se degët e PD kanë propozuar Ferdinand Saraçin si kandidat për Bashkinë e Rrogozhinës dhe Luan Hotin për Durrësin.
Emrat e tyre pritet që të miratohen nga kryesia e PD e më pas të zyrtarizohen si kandidatë për zgjedhjet e 6 Marsit.
Mbeten për të zbuluar tashmë 4 emrat e tjerë nga radhët e Partisë Demokratike. Më herët, Partia Socialiste zbuloi dhe emrin e kandidates për bashkinë e Lushnjes, ndërsa më herët kishte bërë publikë kandidatët e tjerë.
Po ashtu, të dielën ishte Komisioni i Rithemelimit të PD që zyrtarizoi 6 kandidaturat për këto zgjedhje me anë të Primareve.