• |
ide | kryesore

Shiste karburant me bidonë, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Finalizohet operacioni policor i koduar “Gasoline”, ndërsa në pranga ka rënë një person dhe është proceduar penalisht një tjetër. Burime zyrtare bënë me dije se janë sekuestruar 500 litra naftë, vaj motori dhe antifrizë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gasoline” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. N., 55 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi F. N. ushtronte aktivitet të paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve. Ky shtetas është kapur në rrugën dytësore Vorë-Marikaj, duke tregtuar naftë me bidona, të cilën e depozitonte në një ambient të përshtatur si kontenier.
Në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht shtetasi L. P., 32 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 53 vjeç, i cili është kapur në flagrancë me produkte të ndryshme kozmetike dhe detergjentë me etiketa/ambalazhe që dyshohet se i ka falsifikuar.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur depozita me lëng për prodhim detergjentësh, etiketa, ambalazhe dhe stampa të këtyre produkteve, të cilat prodhoheshin në mënyrë artizanale në këtë banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



1 Comment

  1. Bravo policia se paska kapur kundrabandisit me te math ne bote dhe i sekuestroi dhe miljardat e fituara nga shitja e naftes me bidona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *