• |
ide | kryesore

Beckham i dëshpëruar kur ulet për të ngrënë: “Victoria ha të njëjtat gjëra prej 25 vjetësh”

-Instant, Sport



David dhe Victoria Beckham kanë qenë gjithmonë në qendër të rubrikës së thashethemeve britanike dhe amerikane për paraqitjet e tyre publike, pamjen e tyre dhe për shumë arsye të tjera. E në vitet e fundit rutina e tyre martesore është bërë shpesh objekt bisedash në emisionet e shumta në të cilat janë të ftuar të dy, si çift apo … si solistë. Këtë herë ka qenë radha e David, i cili në River Cafe Table4podcast foli për marrëdhënien e tij me ushqimin. Që është një motiv frustrimi për një arsye shumë të veçantë …

PESHKU DHE PERIMET – “Jam një njeri që kujdesem shumë për ushqimin dhe verën, kur ha diçka që më pëlqen dua ta shijojnë të gjithë. Fatkeqësisht jam i martuar me dikë që ka ngrënë gjithmonë të njëjtat gjëra prej 25 vjetësh”. Jo saktësisht shoqëruesi më i mirë i një adhuruesi të ushqimit. Por nga çfarë përbëhet dieta e Victorias? “Për sa kohë që unë e njoh Victorian, ajo ha vetëm peshk të pjekur në sgarë dhe perime të ziera, është shumë e rrallë që ajo të ndryshojë nga kjo menu”. David i pafat në këtë aspekt, sepse edhe shoku i tij kur luante te Milan Pippo Inzaghin kishte të njëjtën dëshirë për të mos ndryshuar, me bresaolën e tij dhe orizin e bardhë, sekretet e një jetëgjatësie futbollistike sipas tij. Edhe pse, po ta shohësh në këtë mënyrë, Victoria nuk ka përse t’i duhet të vrapojë 90 minuta në fushë.

VETËM NJË HERË – Kështu, Beckham është … shumë i trishtuar kur ulen për të ngrënë, sepse do të donte ta ndajë, por me Posh Spice nuk ka shanse. Kjo është arsyeja pse një moment në të cilin David arrin ta bëjë gruan e tij të shijojë një ushqim të ri, bëhet… një rast i paharrueshëm. “E vetmja herë që ajo hëngri diçka që ishte në pjatën time ishte ndoshta kur ishte shtatzënë me Harper. Për mua ishte një gjë e jashtëzakonshme. Është një nga mbrëmjet e mia të preferuara. Nuk mbaj mend se çfarë ka ngrënë ajo, por e di mirë se nuk e ka bërë më nga ai moment”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *