• |
ide | kryesore

KQZ e la jashtë koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’/ Gupi i Berishës: Rama do ta përfaqësojë opozitën me Lulzim Bravën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Grupi i Berishës ka reaguar pas mosregjistrimit në zgjedhje nga ana e KQZ.

Në një deklaratë për mediat, Komisioni i Rithemelimit thotë se opozita do të përfaqësohet nga Lulzim Basha me kërkesë të Edi Ramës.

Më deklaratë theksohet më tej se më 6 mars, të shkohet të votohet për koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, e cila sipas tyre ka kandidatë të zgjedhur nga vetë mbështetësit.

Deklarata: 

Sot, njesoj si ne dt 8 Janar, shqiptaret u bene deshmitare se Rama po ben cdo gje qe opoziten ta perfaqesoje pengu i tij Lulzim Brava dhe ish ministrat e tij.

Por tashme demokratet e kane te qarte kush eshte opozita e vertete! E kane te qarte nga humbjet e nje pas njeshme keto 8 vjet te gjitha si pasoje e shitjes qe Lulzim Brava u beri sakrificave dhe kontributit te tyre per fryrjen e xhepit familjar. Ata kane pare qartesisht aferat e perbashketa te pazarit Rama – Basha per portin e Durresit dhe ndertimet tek 5 Maji.

E kane edhe me te qarte nga helmi dhe burgu qe Lul Kimiku u dha brenda shtepise se tyre ne dt 8 Janar me policine Edi Rames.

Por nuk ka procedure, tutor apo pazar qe do e shpetoje Lulzim Braven nga verdikti i votes!

Ne dt 6 Mars demokratet do votojne si njerez te lire per kandidatet e “Shtepise se Lirise” te cilet, ne ndryshim nga kandidatet e zarfeve te Lulzim Pazarit, ata i zgjodhen vete permes parimit nje anetar nje vote!
Floriana Garo- Drejtore e Komunikimit, Komisioni i Rithemelimit



3 Comments

  1. A e keni vënë re se përveç Flamur Nokës, Spahos e nja dy-tre të tjerëve në “komisionin e themelimit”, ata që e përdori më shpesh nofkën Lulzim brava janë Berisha, Meta e Rama ?
    Po si nuk kujtohen shqiptarët të shqetësohen për “bravëthyesit”, hajdutët e të korruptuarit që nuk lanë brava e banka pa boshatisur nga paratë e tyre e meren me bravën që paska përforcuar Basha, për tu ruajtur nga sulmet e banditëve ?

    1. Qe kur vouesit e tu (te PD-se) quhen bandite? Apo qe kur anonimet e katapultuar nga listpagesat e kunatit te shokut Xhemal, quhen Rilindesa te Republikes se re.
      Brava ti vinte shtepise se vet ku flet gjume, sepse PD-ja eshte shtepia e anetaresise se PD-se jo e Braves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *