• |
ide | kryesore

Mourinho i tërbuar me golin e anulluar Zaniolos: “Ibras, Chiellinit ose Lautaros nuk do ti ndodhte”

-Instant, Sport



José Mourinho është i zhgënjyer për barazimin kundër Genoas, me golin e anuluar në fund dhe kartonin e kuq ndaj Zaniolos. “Nuk dua të komentoj. Mund të komentoj ndeshjen, por jo golin apo të kuqin për Zaniolon – sulmoi Special One – Nëse këto janë indikacionet që gjyqtarët kanë dhe ky është një faull, ne duhet të ndryshojmë emrin e këtij sporti, nuk është më futboll. Nëse arbitri gaboi dhe duhet të vlerësonte golin, ai do të jetë i pari i pakënaqur dhe për Romën është një dejà vu. Gjatë sezonit ka ndodhur shumë herë. Nesër është një ditë tjetër. Roma në sytë e pushtetit është shumë e vogël”.

Mou më pas vazhdoi shpërthimin e tij në konferencën për shtyp, duke folur për kartonin e kuq ndaj Zaniolos: “Mendoni se nëse Zaniolo do të kishte luajtur me Interin, Juven apo Milanin do të ishte përjashtuar nga fusha? Ai vetëm i përsëriti tre herë Abissos ‘Çfarë k**in fërshëlleve?’. Nuk do t’i kishte ndodhur kurrë Lautaros, Chiellinit apo Ibrahimovic në stadiumet e tyre. Ne jemi të vegjël.”

Trajneri portugez, dukshëm i mërzitur, e analizon në këtë mënyrë ndeshjen e Olimpicos. “Genoa është një skuadër që luan për pikët e shpëtimit dhe kjo është arsyeja pse ata luajnë kështu. Bëri një lojë të shëmtuar, por ku ia doli të merrte pikën e saj. Kjo nuk është një kritikë, sepse do të bëja të njëjtën gjë, në vendin e tyre – shpjegoi ai për mikrofonat e Daznit -. Në pjesën e parë nuk dhamë thellësi dhe vazhdimësi. Në pjesën e dytë, edhe në 11 kundër 11 bëmë maksimumin për të fituar. Mendoj se skuadra që bën më shumë për të fituar e meriton, por meritë e Genoas ishte që luajti ndeshjen që donte dhe mori pikën që donte”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *