• |
ide | kryesore

“Skuadra e madhe di të godasë”: Josa nuk i ndal elozhet për Laçin

-Instant, Sport



“Skuadra e madhe është ajo që kur ka rezultat di të godasë përsëri kundërshtarin”. Mirel Josa është euforik në përfundim të fitores së Lacit të tij përballë Vllaznisë. Tekniku vazhdon të ndjekë kreun me një seri pozitive të jashtëzakonshme, edhe pse këtë herë, kundër shkodranëve, duhet të falenderojë edhe portierin e tij në një ditë fantastike: “Sot ishte dhe portieri jonë në ditë të mira dhe bëri ndërhyrje shumë të mira. U përgatitëm për të dalë me një vendosje tjetër para shënimit të golit, shenimi i golit na bëri që të rrimë përsëri në ekuilibra”.

Ishte edhe fitorja e parë pa Lushkjan, pas transferimit të fantazistit në Moldavi: “Ne do i bëjmë llogaritë me lojtarët që kemi. Lushkja do të përmendet gjithmonë në skuadrën tonë. Duhet të bëjmë shumë më mirë. Ujka i kreu shumë mirë detyrat e veta, normalisht, duhet të jetë më i përqendruar. Do të shikojmë si do të normalizohemi pas këtyre 3 pikësh. Vërtet morëm 3 pikët, por ndeshja mund të kishte marrë rrjedhë tjetër, Vllaznia na sulmoi dhe pati rastet e veta” përfundoi Josa që kishte edhe mungesën e Zarubicës e Shehut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *