• |
ide | kryesore

I vetëm në qeli me televizorin dhe frigoriferin, Saimir Tahiri u takua sot me familjarët, pritet transferimi në një tjetër burg

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Tahiri



Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri prej tre ditësh po mbahet I izoluar në burgun 313-të Jordan Misja, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit që e dënoi me 3 vite katër muaj burg. Paraditen e së hënës Tahiri ka zhvilluar takime në ambientet e paraburgimit me familjarët dhe dy avokatët e tij mbrojtës, Maks Haxhiaj dhe Dritan Jahaj. Në një intervistë për ABC Live, Jahaj tregoi se Tahiri ishte i qetë, ndërsa në ditët në vijim do t’i drejtohen me rekurs Gjykatës së Lartë për vendimin e apelit.

“Dskutimi ishte rreth menyres se mbrojtjes dhe fakteve e argumenteve qe do perdorim per ankimimin”, tha avokati. Ish-ministri qëndron I izoluar në katin e dytë të godinës numër dy të këtij institucioni dhe qëndron në një dhomë i vetëm i pajisur me frigorifer dhe televizor.

Burime nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se, në ditët në vijim pritet transferimi i tij në burgun e Rrogozhinës, kjo për shkak se burgu i Vaqarrit është në rikonstruksion.

Për një periudhë 10 ditore ish-ministri do të jetë në vëzhgim nga autoritetet e burgjeve për arsye sigurie kjo për shkak se në ambientet e burgut 313 qëndrojnë të dënuar me rrezikshmëri të lartë. Saimir Tahiri u dënua nga Gjykata e Apelit të Posaçëm me 3 vite e katër muaj burg për shpërdorim detyre./Abcnews



5 Comments

  1. KY eshte burgu qe duam, TV, frigorifer, ushqimi special, spumante e havjar. Ah se harrova cigare e marijuane. E meriton per sakrificen qe do beje.

  2. Trafik droge, trafikim të vajzave të mitura, vrasje, zhdukje njerëzisht, pastrim parash, vjedhje të thesarit të shtetit, vjedhje votash, vrasje masive, flirt me Millosheviçin etj. Këto janë vetëm disa nga saga e akuzave të llahtarshme që kanë shkëmbyer gjatë viteve Sali Berisha dhe Ilir Meta, sot të bashkuar në një çati politike, për të rrëzuar Lulzim Bashën dhe për të sfiduar shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *