• |
ide | kryesore

Lul Basha fut sherrin brenda familjes, babë e bir përplasen live në emision (VIDEO)

Syri i Lapsit


Lufta në Partinë Demokratike ka futur në sherr jo pak njerëz në Shqipëri. Kjo gjë ka ndodhur edhe me korçarin e famshëm të rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, që mbështet Sali Berishën dhe djalin e tij, që është me Bashën dhe merr pjesë në takimet e Lulzim Bashës. Të dy kanë qenë të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku debatuan dhe i treguan publikut pikëpamjet e ndryshme që ndajnë për luftën në PD.

Pjesë nga biseda:

Enri Vrenozi: Qëndrimi im ishte krah Lulzim Bashës, për një Shqipëri më të mirë, jo një Shqipëri që mbahet peng nga një kastë politike, që ka refrenin e njëjtë. Jemi mësuar që në vitin 1990, e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Tani po shkon viti 2022, dhe ne po thërrasim sërish e duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Ilir Vrenozi: Hiqja ore spinën këtij!

Ylli Rakipi: Jo, jo, ai do flasë tani.

Enri Vrenozi: Ka ardhur momenti që studentët të tregojnë që e ardhmja jemi ne.

Ilir Vrenozi: Prit, mbaje tani. Dy ditë para se të vinte Basha, bëj një status unë, që pasnesër Lul Bashën do ta presim siç na priti në 8 janar. Ca Bashistë më kërcënojnë, mos u afro se do t’ju thyejmë kokën. Unë u mërzita me këtë (djalin), sepse ky më thotë mua hiqi këto statuse që ke vënë. I thashë, ore në vend t’i thuash atyre, ti më thua mua. Më merr Salianji mua në telefon, më thotë pësnesër do ma lësh djalin. Unë e kam lënë, në 18 dhjetor, a ishte ti aty te ajo e kukumjaçkave.

Enri Vrenozi: Kamerat janë të hapura për gjithë publikun. Isha delegat aty. Pamjet janë në Pallatin e Kongreseve. Duhet ti themi Foltores, në stadium ishin vetëm disa kartona…

Ilir Vrenozi: Po aty në Pallatin e Kongreseve ishin 5 mijë?

Enri Vrenozi: Ishin 5004 vota të rregullta, të çertifikuara.

Ilir Vrenozi: Ore vaksinë të bën Salianji ty ore?

Enri Vrenozi: Në stadium u bë proces pa logjikë, pa u depozituara në sekretariat.

Ilir Vrenozi: Hiqja prizën! Më merr Salianji dhe thotë do na e lësh djalin. Nuk e lë i thashë, meqë ndodhi kjo, që më kërcënuan. Mora një si tip inati, i thashë po hyre aty do hyj të të heq zvarrë. Kur ju thashë nuk e lë. Më merr një oficer policie në telefon. Më tha të kërkon shefi i komisariatit për sqarim. Siç e tha edhe Presidenti që e kam mik, se i shkruajta. Më tha ruaj qetësinë. Vajta në polici. Ky nuk e kishte vendosur që do shkontë apo jo. Kur futem në komisariat i hapet rruga këtij, I thonë hajde se babain e sistemuam.

Enri Vrenozi: Kjo nuk është e vërtetë. Unë isha në kinema Millenium që në orën 15:17.

Ilir Vrenozi: Rastësi ishte që mua më çojnë në komisariat dhe ty në podium? Më thanë dyshohesh se do t’I shtiesh me vezë Bashës.

Emisionin e plotë me video mund ta ndiqni duke klikuar këtu!

https://www.youtube.com/watch?v=_jHCrfJMHxk


7 Comments

  1. Paskan vajt si luli me Berishen ,por qenka per te ardhur keq se luli ishte djal i adoptuar kurse keta te je gjaku .Ja cfare ben politika e mbrapsht e lulit te vocel , percan dhe brenda familjes , ashtu si shkateroj dhe pd . Rinia sot duhet te mbeshtet Sali erishen pavarsisht moshes dhe konsumit politik ,se ajo qe thot erisha dhe argumenton eshte e verteta dhe bashkimi rreth tij jo vetem i rinis por i gjithe popullit brenda vendit dhe e atyre qe nane larguar te jep shptese per largimin e kesaj dyshe mafioze qe pi e shkaterojn ket vend .Njerzit mos te hezitojn ti bashkohen Saliut se kur gjerat te dryshojn ai ka kurajon dhe largohet vet dhe fatet i mer rinia e pa njollosur .

    1. Ka pasur boll kohë 25 vite Berisha që të “ndryshojë” për mirë Shqipërinë e nuk e bëri, nuk ka shans ta bëjë këtë në moshën 78 vjeçare, vetëm pasi u shpall non grata nga SHBA.
      Basha është pathuajse në gjysmën e moshës së tij e shqiptarët nuk e kanë provuar që të kenë ate si kryeministër.

  2. ky djali qenka si luli si gramafon i prishur nuk dika me pushu kjo eshte situata qe i coi luli demokratet duke mos njohur voten e lire e cila vendos se kush duhet te marre partine tani po shkaterron familiet

  3. Eshte nje poshtersi e ngjashme me komsomolasit e kohes se dreqit. Djali eshte produkt i agjitpropit te bashes. Eshte me deformim personaliteti, me gjuhe te drunjte dhe genjeshtar. Ka nje ngjashmeri te frikshme me bashen per nga menyra e komunikimit. Me kujton sekretaret e rinise te kohes se dreqit. I jati eshte kaq i sinqerte dhe i drejte ndersa djali eshte kaq i indoktrinuar dhe i pavertete

  4. Eshte nje poshtersi e ngjashme me komsomolasit e kohes se dreqit. Djali eshte produkt i agjitpropit te bashes. Eshte me deformim personaliteti, me gjuhe te drunjte dhe genjeshtar. Ka nje ngjashmeri te frikshme me bashen per nga menyra e komunikimit. Me kujton sekretaret e rinise te kohes se dreqit. I jati eshte kaq i sinqerte dhe i drejtperdrejte ndersa djali eshte kaq i indoktrinuar dhe i pavertete

  5. Pse e futi sherrin Luli more sherbetore oligarkesh, Luli eshte kryetari legjitim i PD, ai qe po fut sherrin eshte Sali Varre Berisha qe per hallet e familjes se tij do te djege gjithe PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *