• |
ide | kryesore

Meta: Nuk nxita dhunë në 25 prill, por shmanga përplasjet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një konferencë për mediat, Presidenti i Republikës Ilir Meta bëri akuza të forta ndaj Kuvendit duke e akuzuar per falsifikim.

“Në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi dorëzoi pa ia kërkuar askush një provë gjoja të re që është një falsifikim për të justifikuar dhunimin e procedurave në këtë proces fars dhe politik, synon kapjen e institucionit më legjitim. E gjithë veprimtaria ka qenë dëshmi e qartë” – tha Meta.

Meta zbuloi edhe përgjigjet për Gjykatën Kushtetuese duke thekuar se ai ka ndërmarrë nisma për të shmangur përplasjet gjatë procesit zgjedhor në 25 prill.

“Të gjithë i mbajnë mend kritikat e Presidentit të Republikës. Nxitja e presidentit për arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe për ta respektuar atë ka qenë e evidentuar publikisht. Zgjedhjet e 25 prillit i provuan qartë shqetësimet e presidentit. Angazhimi i presidentit për parandalimin e ngjarjeve të rënda për shkak të prekjes së votës janë të evidentuara qartë.

Presidenti ka pasur një qëndrim shumë të qartë midis forcave politike pa nënvlerësuar apo mbivlerësuar asnjë subjekt politik. Presidenti ka ndërmarrë disa herë iniciativa drejtuar të të dyja palëve për të zbatuar Reformë në Drejtësi.

Presidenti ka ndërmarrë reforma për të nxitur bashkëpunimin mes palëve, po ashtu ka ndërmarrë iniciativa për shmangur përplasjen dhe këto janë fakte me të cilën gjykata është njohur. Edhe gjatë pandemisë Presidenti ka ndërmarrë nisma për ruajtjen e paqes dhe qetësisë” – tha Meta.



1 Comment

  1. Aleanca me partnerin strategjik të SHBA apo respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, nuk duhet lejuar të kthehet në garë politike. Ai duhet të kthehet në standard. Dhe kur i kthen në standard pastaj Ilir Meta dhe Sali Berisha fillimisht kanë të drejt të rijnë vetëm në shtëpi. Ose në burg, nëse drejtësia vepron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *