• |
ide | kryesore

Ndërpritet seanca në Gjykatën Kushtetuese, presidenca kërkon një orë kohë për diskutimin përfundimtar

-Instant, Lajme, Të fundit



Këtë të hënë ka rinisur në Gjykatën Kushtetuese seanca e radhës për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin ose të Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Seanca nisi në orën 10:00, ku presidenca dorëzoi përgjigjet për 72 pyetjet që i drejtuan nga anëtarët e Gjykatës, ndërkohë që refuzoi t’i lexonte ato duke e konsideruar këtë etapë të gjykimit si të përmbyllur. Ndërkohë mësohet se seanca është ndërprerë me një orë, në mënyrë që palët të mund të përgatisin diskutimet e tyre përfundimtare. Ka qenë përfaqësuesi i presidencës ai që ka kërkuar kohë, kërkesë e cila është miratuar nga trupa gjykuese.

Seanca do të rifillojë në orën 12:00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *