• |
ide | kryesore

Në qeli të burgut, tre personat që takoi Saimir Tahiri ditën e djeshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
tahiri



Pas vetëm tri ditësh në qeli, ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i është mundësuar takimi me familjarët e tij.

Në takim mësohet se i kanë shkuar familjarë dhe dy mbrojtësit ligjorë, të cilët po bëhen gati për të kryer edhe procedurat e rekursit të vendimit të Gjykatës së Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që të premten i dha dënimin prej 3.4 vitesh burg. Ata pretendojnë të kapen në faktin e akuzës me të cilën iu dha vendimi, pasi ata pretendojnë se kjo akuzë, pra “Shpërdorimi i detyrës”, nga ku mori shkas edhe dënimi, nuk është në kompetencën e tyre. Po ashtu, ata pretendojnë edhe se klienti i tyre është i pafajshëm, jo vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, por edhe për të gjitha akuzat që janë shqyrtuar prej vitesh për aktivitetin e ish-ministrit.

Takimi 

Sipas të dhënave në takimin që është zhvilluar pas mesditës së djeshme, përveç avokatëve, ka qenë edhe bashkëshortja e tij. Ish-ministri mësohet se do të kalojë edhe disa ditë në të njëjtin burg ku u vendos menjëherë pas dhënies së vendimit për dënimin e tij. Më pas bëhet me dije se ai ose mund të transferohet në një burg të sigurisë së zakonshme jashtë Tirane, ose mund të qëndrojë në të njëjtin vend ku edhe gjendet aktualisht. Tahiri, për shkak të pozicionit të punës që ka pasur, do të qëndrojë në një qeli më vete, pasi drejtuesit e burgjeve tentojnë të shmangin ndonjë përplasje me persona të botës së krimit që mund të jenë arrestuar në kohën kur ai ka qenë ministër i Brendshëm.



5 Comments

  1. Mos! Te paskan lene pa vaktin e rradhes o ti qe je denuar te ngrysesh jeten ne agoni zhytur ne llumin e Kristaqit.

  2. O Andi!
    Mos e dhit portalin me keto lajme. S Tahiri eshte nje kriminel qe e mbushi Shqiperine me droge. Ne cdo vend normal do te ishte kalbur ne burg dhe do te ishte turpi i vendit qe prodhon te tille ministra. (Partia Socialiste me kallam sheqerin ne krye duhej te ndihej shume keq keto dite).
    Po ne cfare bejme me te? E bejme person te rendesishem duke nxjerre si lajm cdo veprim a mosveprim te tij.
    Rasti Tahiri tregon se ne Shqiperi nuk funksiojne as institucionet dhe as shoqeria civile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *