• |
ide | kryesore

Përplasje mes dy grupesh para një lokali nate, qëllohet me armë zjarri i riu shqiptar

-Instant, Lajme, Planet



Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Athinë, ku shënjestër ka qenë një shqiptar. Mediet fqinje raportojnë se është plagosur me armë një shqiptar, jashtë një klubi të njohur nate, në lagjen “Burnazi”, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se dy grupe shqiptarësh janë konfliktuar me një grup homogjenesh nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Pasi janë goditur me njëri-tjetrin, një prej tyre ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar ndaj një shqiptari 30 vjeç, duke e plagosur në këmbë. Mediet greke raportojnë se shokët e tij e kanë marrë të plagosurin me makinë dhe e kanë transportuar drejt spitalit. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *