• |
ide | kryesore

Përplasje për rehabilitimin e kolaboracionistit Xhafer Deva në Kosovë

-Instant, Arkiva, Kryesore



Një përpjekje “kulturore” për të rehabilituar kujtimin e njërit prej kolaboracionstëve më të egër shqiptarë, ish ministrit të brendshëm, urdhëruesit të masakrës së 4 shkurtit në Tiranë dhe bashkëpuntorit të gjermanëve gjatë luftës së dytë botërore, Xhafer Devës ka hapur një polemikë të madhe në Kosovë. Gjithçka ka nisur nga një vendim i ministrisë së kulturës, e cila ka vendosur të restaurojë shtëpinë e Devës në qendrën historike të Mitrovicës. Në 2 shkurt vetë ministri i Kulturës Hajrulla Çeku u pa në shtëpinë e kolaboracionistit të famshëm, duke inspektuar punimet e restaurimit ndërsa dikasteri i tij njoftoi se “filluan punimet restauruese në Shtëpinë e Xhafer Devës, shtëpi e ndërtuar në vitin 1930 në qendër të vjetër të qytetit nga arkitektë dhe punëtorë austriakë. Shtëpia e Xhafer Devës ka vlerë të jashtëzakonshme shoqërore, kulturore, historike dhe arkitektonike për tërë rajonin”.

Lart Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku duke vizituar shtëpinë e Xhafer Devës, e cila po restaurohet

Me njëherë pas bërjes publike të këtij akti reagoi ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. “Kjo është kultura e kujtesës në mënyrën e gabuar!”,shkroi ai në Twitter.“Shumë i shqetësuar për planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i SS famëkeq Skënderbeg Div. S’ka zbardhje të historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas #MbroFaktet”, nënvizoi Rohde.

Duket se idetë rreth figurës së Xhafer Devës npërballen nga dy këndvështrime kryesore. Një pjesë e opinionit e sheh atë si një bashkëpunëtor të nazistëve, ministër kolaboracionist që i ka duart të lara me gjakun e shqipëtarëve që luftuan kundër pushtuesve. Ndërsa të tjerët e shohin si një nancionalist që punoi për Shqipërine e madhe që u detyrua të bashkëpunojë me nazistët për të siguruar kufijtë e vendit dhe për ta mbrojtur atë nga rreziku sllavo komunist.

Nё vitin 1944, Xhafer Deva ishte emёrua Ministёr i Punёve tё Brendshme nё qeverinё kolaboracioniste të Shqipërisë. Në pranverë të po atij viti, ai si një nga themeluesit e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, ngarkoi Bedri Pejanin, që të krijonte divizionin famëkeq “Skanderbeg”, që përbëhej nga ish oficerë të mbretërisë jugosllave dhe vullnetarë ushtarakë nga Shqipëria. Por ky formacion ushtarak nazist që u miratua nga vetë Hitleri rezultoi një dështim. Jo vetëm se ai nuk rekrutoi aq shqiptarë sa kishte premtuar, por ai u soll barbarisht dhe në mënyre pirate edhe ndaj popullsisë.

Gjithësesi, emri i Xhafer Devës lidhet në mënyrë makabre me masakrën e 4 shkurtit 1944 në Tiranë, ditë kur u vranë barbarisht jo vetëm aktivistë komunistë por plot 84 qytetarë të pafajshëm. Aksioni u planifikua një ditë më parë pasi një atentati që njësitet guerile partizane bënë kundër Devës dhe ku mbeti i vrarë një kushëri i tij. Kjo kasaphanë ishte pasojë e mentalitetit gjakatar të këtij bashkëpuntori të nazistëve i cili në gazetën “Bashkimi i Kombit” në datën 4 shkurt 1944, deklaronte:“Gjaku don gjak! Terrori kërkon terror! Nuk do të përtërihet shteti shqiptar as me gjykata, as me anketa, as me këshilla. Shteti shqiptar mund t’i kalojë këto faza kritike vetëm duke përdorur shpatën… për t’u vendosur në tërësi paqa, duhet të përdoret thellësisht terrori”.

Nisur nga krimet e pamohueshme të këtij kolaboracionisti të nazistëve disa mbrojtës së tij mundohen të justifikohen, duke thënë se ai u ka shërbyer edhe amerikanëve në luftën kundër komunizmit. Por gazetari kosovar Enver Robelli mendon ndryshe: “Disa zëra idiotësh digjitalë nga albanosfera llomotisin në mbrojtje të Xhafer Devës duke thënë se e ka luftuar komunizmin. Në rrjet qarkullojnë “dosje të CIA” me përshkrime gjoja pozitive për Xhafer Devën. Kjo është një tendencë qesharake për të dëshmuar se çdo gjë që thonë amerikanët është moralisht e pastër. Nuk është” (lexo këtu ).

Xhafer Deva mbetet një bashkëpuntor i nazistëve dhe asnjë përpjekje e tërthortë për rehabilitimin e tij nuk i bën ndër asnjë shqiptari.

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Shqipot ne gjithe historine e tyre jane persekutuar e vrare nga vet raca e tyre, dhe coptimi i shqiperiseu be me vetdije te plote te fuqive te europes si franca anglia dhe vete gjermania ku kjo e fundit akoma dhe sot nuk ka kerkuar falje per coptimin e trojeve te nje identiteti me te vjeter se dhe vete greket, murgj egjyptian te zbritur neper ishujt pellazgjik , misioni izotit Deva ishte ne kujtese te identitetit te neperkembur ku sot qe flasim ballkani po i vuan edhe sot vendimet e berlinit, prandaj shtepija dhe nderi ti kthehet shqiperise nga akti barbar i kurves se motit

  2. Shqipot ne gjithe historine e tyre jane persekutuar e vrare nga vet raca e tyre, dhe coptimi i shqiperiseu be me vetdije te plote te fuqive te europes si franca anglia dhe vete gjermania ku kjo e fundit akoma dhe sot nuk ka kerkuar falje per coptimin e trojeve te nje identiteti me te vjeter se dhe vete greket, murgj egjyptian te zbritur neper ishujt pellazgjik , misioni izotit Deva ishte ne kujtese te identitetit te neperkembur ku sot qe flasim ballkani po i vuan edhe sot vendimet e berlinit, prandaj shtepija dhe nderi ti kthehet shqiperise nga akti barbar i kurves se motit

  3. Masakra e 4 shkurtit eshte nje shpifje e komunisteve, si shuem shpifje te tjera. E verteta eshte se ai ka vrare 7 persona, pikerisht ata persona qe desha ta vrisnin me pare dhe i vrane kusheririn, Absolutisht nuk behet fjal per 84 te vrare qe e shpiken komunistet,jugosllavet dhe e perserit Mero Gelbaza prej vitesh. Fatkeqesisht edhe Lapsi, imitioi Mero Gelbazen me kete shkrim. Sidoqofte kurrsesi nuk duhet perkrahur Xhafer Deva dhe ky budallallek i ministrit te Kurtit, eshte i paspjegueshem. Me apo pa dijeni, ka bere gjene qe Serbia do donte me se shumti. Tani me te verteten qe shqiptaret shpetuan hebrenjte, Serbia do e ndryshoje ne shqiptaret vrane hebrenjte. Bravo Minister budalla. Kurt ta shkarkoje, ose keshtu sie ka nisur, do i vije koha qe edhe Kurtit do inumerohen ditet, sepse te prishesh mardheniet pa nevoje fare, me Gjermanet, Amerikanet, Izraelitet per Xhafer Deven eshte budallalek me brire

    1. Ou, ne deri tani jemi pompuar me propagande ramiste se shqiptaret jane te vetmit ne bote qe nuk dorezuan, spiunuan apo vrane hebrenjte gjate luftes se dyte.
      Apo kosovaret nuk jane shqiptare. Nuk e dija kte….
      Gjermani i meson shqiptaret: – Mos i rehabilitoni ata qe bashkepunuan me gjermanet gjate luftes.
      Po rri o gjerman, ti do te na mesosh ne. Apo ti je pasardhes i kancelarit Bismark qe tha, nuk ka Shqiperi. Ajo eshte vetem nje shprehje gjeografike.

  4. Ky ministri ka dashur ta restauroj shtepine si nje vlere turistike, dhe jo ta rehabilitoje Xhafer Deven,dhe e ka sqaruar kete gje,keshtu qe titulli eshte tendencioz, por prape se prape edhe sikur te ishte figure madheshtore ky Xhaferri,nuk e kuptoj per ca dreq arsye po e ben kete gje ministri dhe Kurti qe po hesht. A e kuptoni qe kjo gje do behet bisede ne kombet e bashkuara se Serbia edhe kur na ka arsye ,shpif, e jo me kur t’i vije nje arsye, si dhurate nga qielli.,normal qe do e shfrytezoje, dhe mir ebejne kur nje hajvan minister ia jep mundesine. Anullo projektin dhe jep doreheqjen , kete beje.

  5. Xhaferrin, nese ja prezanton foton nje publiku te paanshem, me shume mundesi do ta merrnin per Filipinas. Apologjine e tij per here te pare e kam lexuar prej Nexhmedin Spahiut qe e trajtonte pothuajse si hero. Gjithsesi, historia ka pune me keto shqiptare me strukture faciale interesante dhe vepra politike, se pari t’i gjeje origjinen, pastaj edhe rolin ne histori. Gjithmone me menyre objektive dhe te paanshme.

    1. Vetem si filipinas nuk ngjan ky, o Ner. Se po te nisim me si i ngjan fytyra robve, qenkemi shtet me 100 kombesi atehere. po lerja surratin po merru me temen. Lere Nexh Spahiun se ai dihet qe eshte spiun serb. Prandaj ato qe thote ai ,jane nje arsye me shume per te qene kunder tyre, pra edhe kunder Xhaferit

      1. Nazismi ishte i gjithi per surratet. Nese nje surrat i tille mendonte se do fitonte respektin gjenuin te nazisteve dhe do e ndihmonin me ndonje gje me vlere, atehere nje surrat i tille i perket nje rrote kari. Pjesa tjeter eshte pune per historianet, por nje problem qe mund te behet i rendesishem per ne shqiptaret eshte qe per pjesen me te madhe te shoqerive ku duam te pranohemi ne realitet nuk konsiderohemi as te bardhe. Ne nje moment kur raca duket se po behet me e rendesishme se feja, kultura apo historia do na duhet te vendosim si do mbrohemi edhe ne pikepamje racore. Ndoshta aleanca me racat e tjera brenda atyre shoqerive eshte me mire sesa ta identifikojme veten si te bardhe per hir te nje krenarie te kote qe mund te na demtoje. Raca per ne nuk shton shume ne pikepamje identitare. Nejse, ky eshte diskutim tjeter por qe veshtire te mos shtyhesh ta besh kur shikojn surratin e Xhaferrit, bashkepunetorit te nazisteve.

  6. Kush ka kryer krime s’ka pse te rehabilitohet.Por ne fillim faktet.Cdo njeri i shpallur armik e kriminel nga regjimi kriminal i Enver Hoxhes,duhet provuar njehere se eshte i tille.Masakra a 4 shkurtit,nuk ka asnje emer,ose nuk eshte thene asnje emer si i vrare ne ate dite.Ne Tirane ka pasur nje pllakate perkujtimore,por jo emra. Pastaj duhet provuar se i ka vrare Xhaferr Deva.Se edhe brigadat partizane kane vrare qindra njerez ne Shqiperi e Kosove qe kulmoi me masakren e Tivarit,por nuk del problemi i rehabilitimit te tyre,sepse nuk i ka denuar kush…bile respektohen si trima e clirimtare…

    1. Edhe une dakord jam. Kam degjuar nje historiane qe ka thene pikerisht kete gje, qe Masakra e 4 shkurtit nuk ka ndodhur kurre.Dhe mire thua ti, nqs ka ndodhur pse sdalin emrat? Historia jone ka nxjerr emra viktimash te para 500 vitesh e si nuk i nxirrka dot emrat e para 78 vitesh?Aq me pak qe kishim shtet, pra nuk ishim te pushtuar. Por nqs del qe Masakra e 4 shkurtit eshet e vertetem atehere ky qenka kokrra e kriminelit

  7. Si e parashikuan fundin politik të njërit-tjetrit Meta dhe Berisha, njëri si aksioner pularie, tjetri prapa hekurave për krime të rënda

  8. Kush i solli më shumë dëme Shqipërisë e vrau më shumë shqiptarë, kolaboracionisti i Gjermanisë Xhafer Deva apo kolaboracionisti i Jugosllavisë e i Rusisë së Stalinit , Enver Hoxha ?
    Sa kohë qëndruan viset e banuara me shqiptarë në Ballkan nën pushtimin gjerman, e sa kohë vazhdojnë të jenë deri në ditëe sotme vise shqiptare nën pushtimin sllav ?
    Xhafer Deva e disa potriotë nacionalistë nuk u nisën për ti shërbyer Gjermanisë hitleriane, po aspiratës së rilidnjes sonë për të ndërtuar një Shqipëri që të përfshinte të gjitha viset shqiptare në një shtet.
    Pamvarësisht se Gjermanët kishin interesat e tyre, ata ndihmuan që të realizohej shteti shqiptar me kufijtë e tij nacionalë.

    1. A ka shqiptar ne Shqiperi qe nuk ka degjuar per masakren e 4 shkurtit qe beri Xhafer Deva ne Tirane?
      Ende sot ka nje rruge ne ish Bllok qe quhet “4 shkurti”.
      Dhe nuk jemi vetem ne qe i njohim bemat e ketij filo-nazisti, teksa ne kampin e Prishtines mbylleshin ata qe luftonin per liri.
      Kosova le ta kujtoje Deven ne ate kamp, sikurse Mathauzeni, etj. Eshte turpi i shqiptareve dhe nuk na duhet asnje gjurme e tij.

  9. SHIKONI MOS U NGUTNI POR GJYKONI GJERAT ASHTU SIC ISHTE KOHA. XHAFERR DEVA NUK KA VRARE SHQIPTARE, POR AI E SHFRYTEZOI PUSHTIMIN GJERMAN TE JUGOSLLAVISE PER TE PERFITUAR NGA RASTI, SEPSE SERBIA ISHTE KOLONIZATORE E BARBARE, AJO KISHTE VRARE DEBUAR E PERSEKUTUAR RRETH 1 MILION SHQIPTARE. XHAFERR DEVA KA VRARE SERBE PER TE MBROJTUR SHQIPTARET DHE KA PUNUAR QE TE CLIROHET E TE BASHKOHET KOMBI SHQIPTAR. AI NE SHQIPERI NUK KA VRARE, POR KOMUNISTET E SHPIKEN DHE E STERZMADHUAN TE ASHTUQUAJTUREN MASAKER TE 4 SHKURTIT SEPSE KJO U INTERESDONTE KOMUNISTEVE JUGOSLLAVE QE E DREJTONIN ENVER HOXHEN ME QELLIM QE TE PERCANIN SHQIPTARET. XHAFERRR DEVA KA QENE I PREFERUARI DE I BESUARI TE SHBA PER SHEMBJEN E KOMUNIZXMIT. PRA XHAFERR DEVA ESHTE SIMBOL I NACIONALIZMIT EDHE POQEAE KA NDONJE FAJ KJO ESHTE SHUME E VOGEL NE KRAHASIM ME ATE ROL TE MADJH POZITIV QE AI KA LUAJTUR DUKE SHFRYTEZUAR KNJUKTURAT E ATEHERSHME DHE ATO TE PSAS LUFTES DYTE BOTERORE. DHE TE BEHET KAQ MEDIATIKE PSE PO RESTAUROHET SHTEPIA E TIJ QE KA VLERA TRASHEGIMIE KULTURORE, KJO ESHTE E CUDITSHME. PERDERISA EDHE SHTEPIA E HITLERIT ESHTE RESTAURUAR DISA HERE. ATEHERE EDHE PIRAMIDA E ENVER HOXHES DHE SHTEPIA E TIJ DUHEN SHEMBUR SIPAS KESAJ LOGJIKE. A E DINI JU SE TE GJITHE KRIMINELET DHE HAJDUTET NE SERBI JANE SHPALLUR HEROJ DHGE NDEROHEN QOFTE EDHE SE QE KANE VRARE NJE APO DY SHQIPTARE. PO NE SHQUIPERI A U DENUA NJERI PER ATO 6000 MIJE VIKTIMA TE CILEVE NUK U GJENDET AS VARRI.

  10. Lufta e dyte boterore nuk mund te mbuloje faktin qe kolaboracioniste pati cdo popull dhe ishin te indoktrinuar nga nazizmi e jo ne krah te patrioteve te vertete qe rane ne lufte.
    Pseudonacionalizmi i perdorur nuk ka asgje te perbashket me atdhetzrizmin. Ne Tirane nuk u vrane serbet por bijte e popullit shqiptar qe kundershtonin pushtimin.

  11. TI BUSHATI JE NIPI I HYSNI KAPOS ISHAMBASADOR I PARE I ENVER HOXHES NE BEOGRAD , AGJENTI I PARE DIPLOMATIK I BEOGRADIT I CILI KA QENE GJITHE JETEN NJE KOSOVAROFOB DHE SERBOFIL, E KESHTU JE EDHE TI NIPI I TIJ

  12. Kur historine e bejne njerez te paditur e me llafe kafenesh edhe veshet do na degjojne marrezira.
    Shikoni se cfare thone gjermanet per bashkepunetoret e tyre…

  13. krimineli me jetgjate i shqiptareve qe i la pa varre dhe disa me koke prere, bisexual boterisht ver dulla i hoxhajve sot qe flasim mban dekoraten me te larte HERO iPOPULLIT, dhe shqipot deri dje koreano veriore sot te gdhire me ndergjegje dhe moral te larte te vetedijshem per te gjykuar ata qe luftuan mortjen e kuqe qe ja piu gjakun per 80 vjet ,……..dhe sot qe flasim, Andi nuk e di cfare mendim ka ,…….se ai shquhet si analeist me integritet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *