• |
ide | kryesore

Shpërthimi i bombolës së gazit në Mitrovicë, 4 nga 15 të plagosurit në gjendje të rëndë

Lajme, Të fundit



Një shpërthim i madh i bombolës së gazit ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kçiq të Mitrovicës. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 15 persona. Katër nga të plagosurit i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Sipas Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.

“Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, po trajtohen 13 pacientë si pasojë e djegieve nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Pacientët pasi kishin marrë trajtimin fillestar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, janë sjellë në QKUK.

Pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, në gjymtyrë të ndryshme të trupit, përfshirë, fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.

Ekipi emergjent në përbërje të mjekëve specialistë të profileve të ndryshme dhe infermierëve po trajton që të trembëdhjetë pacientët. Katër nga ta janë duke u operuar në sallën e operacionit. Meqë trajtimi është duke vazhduar dhe gjendja shëndetësore mund të pësojë ndryshime, mjekët kërkojnë mirëkuptim nga mediet dhe publiku. Informatat e plota do të jepen pas ekzaminimeve finale nga mjekët kujdestar.”, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *