• |
ide | kryesore

Shpërthen bombola e gazit në Mitrovicë, lëndohen 13 persona

Lajme, Të fundit
Kosovë, Policia



13 persona janë lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Kçiq të Mitrovicës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombole gazi”, njofton policia.

Deri më tani nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *