• |
ide | kryesore

Hidhet granatë në oborrin e shtëpisë së kreut të bordit të ‘Trepçës’

Arkiva, Lajme, Të fundit
granatë, Zveçan, Kosovë



Një granatë dore është hedhur mbrëmjen e 30 gushtit 2023 në oborrin e shtëpisë së kryesuesit të bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Bahri Hyseni.

Lajmi u bë i ditur nga ndërmarrja “Trepça” përmes një njoftimi për median, ndërsa u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi.

“Për këtë incident është njoftuar Policia e Kosovës që janë duke u marr me rastin. Nga ky shpërthim ka dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në njoftim.

Policia informon se rreth orës 07:43, të ditës së sotme ka marrë njoftimin për dy automjetet e dëmtuara dhe një pjesë të banesës gjithashtu e dëmtuar nga një mjet shpërthyes.

“Njësitë kompetente policore kanë dalë në vendngjarje për ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Është njoftuar prokurori dhe është iniciuar rasti ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, ka theksuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi.



2 Comments

  1. Jane leshu zagaret serbe ne aksion. Ne gjakove dogjen muzeun(per te zhduk gjurme e identitetin tone),dhe tani ky rasti tjeer. Po te pakten te kishte nje interval kohe ne mes qe mos te dukej kaq hapur qe edhte dore serbe, apo ska se si se dorazi duhet t’ia mbathe sa me pare ne Serbi, si mund te guxoje ta kaloje naten ne Kosove

  2. EDHE SI TE DESHTUAR SERBET JA FUSIN NGA NJE PORDH SA PER TE THEN QE DICKA BEJM thotë:

    SUITA STRATEGJIKE RUSO SERBE .PLUS QE KOSOVEN E KAN HUMNUR POR ME TE TILLA AKSIONE PO BEJNE QE TE GJITH SERBET TE MOS MUND TE BASHKJETOJN ME ME SHQIPTARET POR TE LARGOHEN NGA TROJET ETNIKE NGA URREJTJA QE EKLIPSOHET URIME SIC ERDHET PO SHKONI POR ME NJE CMIM HISTORIK QE DO TA PAGUANI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *