• |
ide | kryesore

Po transportonin 7 kg drogë drejt Durrësit, arrestohen 3 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi janë kapur duke transportuar lëndë narkotike. Policia njofton se mori informacione se disa shtetas dispononin lëndë narkotike dhe do ta transportonin atë në drejtim të Durrësit. Për këtë arsye u organizua operacioni policor i koduar “Qerreti” dhe u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: M.B., 35 vjeç, banues në Qerret, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”; M.B., 55 vjeç, banues në Qerret, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”; P.L., 57 vjeç, banues në Jubë, i dënuar më parë për vjedhje.

Këta persona janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet, rreth 7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen në qytetin e Durrësit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe tre aparate celulare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *