• |
ide | kryesore

“Për mua është shansi i jetës, do punoj 24 orë të mos e humbas”: Devolli sfidon ish-skuadrën e tij

-Instant, F1, Sport



Dikur lojtar i Partizanit, tani trajner i Dinamos. Në futbollin tonë nuk është aspak dicka e pazakontë, por kjo nuk do të thotë që ndeshja kundër të shkuarës të mos jetë emocionuese, për më tepër kur është një derbi kryeqytetas në cerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Bledar Devolli është tani numri 1 i pankinës blu, të cilën e konsideron shansin e jetës: “Për mua ky është shansi i jetës – tha Devolli – nuk të vjen gjithnjë rasti të punosh në një klub si Dinamo. Kështu që nuk dua absolutisht ta humbas. Do punoj 24 orë që të kemi sukses”.

Në konferencën për shtyp përpara derbit kryeqytetas tekniku, e ka të qartë se, që situata të ndryshojë, është e nevojshme puna me përulësi dhe një reagim i të gjithëve, nga lojtari i parë deri te i fundit. Sigurisht një kualifikim në gjysëmfinale të Kupës do të ishte oksigjen për Dinamon. Devolli ka ardhur me idetë të qarta e, duke njohur simptomat e ‘të sëmurit’, ka edhe kurën gati. Zotërim topi dhe agresivitet, që në këtë rast kanë marrë edhe aprovimin e Ibraimit e bashkë me të edhe të lojtarëve më me peshë në skuadër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *