• |
ide | kryesore

Meta ironi me Bashën: Luli faqen e ndërron, dje mallkonte sot lavdëron

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë ironi me qëndrimet e ndryshme të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për çështjen e vettingut.

“Për ta filluar me poezi. U frymëzova nga parlamenti. Po i referohem zotit Pollo, i cili ishte frymëzuar nga Noli. Lulzimi dje shante, sot lëvdon. Kjo ishte për ONM. Po fus dhe doktorin, Lulzimi faqen e ndërron, dje mallkonte, sot lavdëron.

Zoti Basha për fatin e keq, është ndihmësi më i vetëdijshëm i Ramës, në kapjen e sistemit të drejtësië në mënyrë të mirëkoordinuar me të, sot i infiltruar në PD, janë sinkron. Ka bojkotuar kur duhej të merrte pjesë në reformën në drejtësi.

I ka krijuar mundësi të kapë. Ato 69 vota për prokuren, që bëri shashka nuk e ccoi në Kushteturse. Ishte e pamundur ta rrëzonte sepse prokurori i përgjitshëm zgjidhet me 84 vota.

Në këtë proces, përmes krijimit të konfliktit artificial ia bëri fushë me lule. Për ta ndihmuar, është i detyruar të bëjë gjëra të tilla qesharake. Basha është në thelb një politikan absurd, pa koherencë” – tha Meta në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Keshtu the dhe ti per Ramazonin kur te nxorri videon ne Dritan Prftin por me vone bete koalicion dhe te beri kryetar Kuvendi dhe President

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *