• |
ide | kryesore

“Ndoshta kishim pak fat”: Brdaric me sytë nga Lart edhe kundër Flamurtarit

-Instant, Sport



“E rëndësishme është që u kualifikuam dhe nuk duhet të shikojmë shumë gabimet. Ndoshta kishim pak fat, por ndoshta fati është i nevojshëm ndonjëherë. Duhet të jemi të kujdesshëm për analizimin e lojtarëve”. Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë, nuk e fsheh se performanca e skuadrës së tij në cerekfinalen e kthimit linte shumë për të dëshiruar. Edhe pse shkodranët kanë pretendime të mëdha e luanin kundër një skuadre të Kategorisë së Dytë, kuqeblutë vuajtën e madje patën edhe fatin që VAR anulloi golin e avantazhit të vlonjatëve në fundin e pjesës së parë me Oliveiran: “Gjendja e fushës tonë nuk ishte më e mira e mundshme. Do të fokusohemi tek ndeshja e radhës dhe më pas do të analizojmë dhe ndeshjen e sotme kur të jemi më të qetë.”

Tani vëmendja spostohet në kampionat ku përballë do të jetë Teuta, që ka, për fatin e shkodranëve, të njëjtën ngarkesë në këmbë, duke qenë se ka qenë gjithashtu e impenjuar në Kupë: “Përpara përballjes me Laçin kemi pasur një përmirësim të madh dhe atë ndeshje e dominuam pavarësisht se nuk e fituam. Ndeshja me Teutën do të jetë ndryshe sepse kemi tifozët pranë, Duhet të jemi të bashkuar dhe besoj se do dalim mirë”, përfundoi gjermani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *