• |
ide | kryesore

Aksident në Tiranë, një automjet del nga rruga në zonën e Laprakës

Arkiva, Lajme



Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Sipas policisë, një automjet ka dalë nga rruga në zonën e Laprakës. Në bazë të informacioneve paraprake nuk raportohet për lëndime në njerëz por vetëm për dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.02.2022, rreth orës 17:15, në Laprakë, shtetasi S. S., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *