• |
ide | kryesore

Aksident në Tiranë, plagosen dy policë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident në Tiranë, plagosen dy policë



Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë, ku një automjet dhe një motor Policie janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë janë plagosur dy efektivët e policisë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.06.2023, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin P. U., me motomjetin e Policisë me drejtues shtetasin A. Ll.

Nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë, drejtuesi i motomjetit inspektor A. Ll., dhe pasagjeri që ndodhej me të, inspektor E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *