• |
ide | kryesore

Po shkëmbenin kokainën afër bllokut, pranga dy trafikantëve në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Blutë e Tiranës bëjnë me dija se në pranga janë vënë A. D., 19 vjeç dhe A. P., 62 vjeç. Policia i ka lokalizuar dhe kanë kapur në flagrancë këta dy shtetas, në bulevardin “Zhan D’Ark”, në momentin që po shkëmbenin lëndën narkotike me paratë, brenda automjetit të shtetasit A. P.

Blutë kanë zbuluar se A. D., pasi siguronte sasinë e lëndës narkotike në qytetin e Durrësit, e transportonte atë në Tiranë dhe ia shiste shtetasit A. P., i cili e shpërndante në doza të vogla në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Bllokut, në Rrugën e Elbasanit dhe në afërsi të Piramidës. Për këtë arsye vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *