• |
ide | kryesore

COVID-19 në Shqipëri/ Regjistrohen 457 të infektuar, tre humbje jete në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për situatën epidemiologjike në vend. Sipas të dhënave të ministrisë janë kryer 2738 testime, nga të cilat 457 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Po ashtu bëhet me dije se në 24 orët e fundit ka tre humbje jete nga SARS-COV2 : një qytetar nga Durrësi 74-vjeç, një qytetare nga Fieri 79-vjeçe, një qytetare nga Tirana 80-vjeçe.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë 967 qytetarë janë shëruar nga ky virus.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *