• |
ide | kryesore

Arrestohet 19-vjeçari në Durrës, i gjendet thikë dhe fishekë në shtëpi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 19-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Durrës pasi u kap me thikë dhe municion luftarak me vete. Uniformat blu njoftojnë se u arrestua në flagrancë shtetasi F. C., banues në Sukth. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë pistoletë dhe një sasi fishekësh.

Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *