• |
ide | kryesore

Iu gjet një thikë pistoletë në banesë, arrestohet 19-vjeçari

Arkiva



Një 19-vjeçar me iniciale F.C. është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në Sukth, janë gjetur dhe sekuestruar një thikë pistoletë dhe një sasi fishekësh.  Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një thikë pistoletë dhe një sasi municioni luftarak. Vihet në pranga 19-vjeçari që i posedonte.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët përditë e më shumë po bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar çdo rast të paligjshmërisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. C., 19 vjeç,  banues në Sukth, Durrës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë pistoletë dhe një sasi fishekësh. 

Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon qytetarët që besojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *