• |
ide | kryesore

Përplasi 17-vjeçarin në Tiranë, shoferi braktis makinën dhe arratiset

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë. Një makina ka përplasur një 17 vjeçar, ndërsa shoferi ka braktisur mjetin dhe është arratisur nga vendi i aksidentit.

Më datë 14.02.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në “Don Bosko”, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. B., 17 vjeç, dhe më pas drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes“, thotë policia.

Si pasojë e aksidentit, 17-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *