• |
ide | kryesore

“Shmanget lufta?”/ Tërhiqen disa nga trupat ruse nga Ukraina, kthehen në bazën e tyre

-Instant, Lajme, Planet



Këtë të martë ka patur zhvillime të reja përsa i përket krizës mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, disa force ruse pranë Ukrainës janë kthyer në bazën e tyre. Vendimi ka ardhur sipas autoriteteve ruse pasi forcat e ushtrisë kanë përmbushur stërvitjet që vijonin prej disa javësh. Ndërkohë një pjesë e trupave do të vijojnë të qendrojnë në kufirin me Ukrainën, sërish nën justifikimin se vijojnë stërvitjet.

Prej javësh tensionet mes Rusisë dhe Ukrainë janë shtuar. Liderët e BE-së ka zhvilluar bisedime në Moskë dhe në Kiev me synimin uljen e tensioneve mes vendeve, pas paralajmërimit nga SHBA se Ukraina do të sulmohet nga Rusia këtë të mërkurë. Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të mbyllin ambasadën e tyre në Ukrainë dhe do të zhvendosin të gjithë punonjësit e mbetur atje në një qytet afër kufirit polak, pasi frika e pushtimit po intensifikohet.



1 Comment

  1. NGA E KEQA.NE ZHVILLIM PO ZGJELLET E KEQA ME E VOGEL.por gjithsesi ndollen ne sfid thotë:

    TE THUASH U CMANG LUFTA ESHTE VETMASHTRIM .TE THUASH .U NDAL E KEQA ESHT VETMASHTRIM TE THUASH U NDAL PADREJTESIJA ESHTE VETMASHTRIM TE THUASH PO LUFTOHET EGOJA.PER PUSHTET PARA.DHE PO VEPROHEN DOMOSDOSHM.ERIT .KJO ESHTE E VERTET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *