• |
ide | kryesore

Si është gjëndja shëndetësore e Kodak Black pasi u qëllua në koncertin e Drake

-Instant, Paparazzi, Slider



Kodak Black është larguar nga spitali “Cedars-Sinai” pasi thuhet se është qëlluar në këmbë. Në një video të përhapur në rrjete sociale, reperi shihet duke u futur në një fuoristradë të zezë dhe duke lëvizur ngadalë.

Reperi i “Patty Cake” u rrethua nga truproja të shumtë teksa hipi në fuoristradë, gjë që ishte një lëvizje e zgjuar, duke pasur parasysh rrezikun me të cilin u përball të shtunën herët në mëngjes pas koncertit pas festës së Justin Beiber.

Reperi u identifikua si një nga tre viktimat që u qëlluan jashtë festës në Nice Guy, sipas “NBC News”. Në njoftimin e policisë më herët thuhet se viktimat e ngjarjes ishin një djalë 19-vjeçar, një djalë 24-vjeçar dhe një 60-vjeçar.

Kodak u transferua në spital ndërsa viktimat e tjera u trajtuan në moment. Të gjithë viktimat, përfshirë edhe Kodak-un, raportohet se janë në gjendje të qëndrueshme.

Në pamjet e siguruara nga “TMZ”, Kodak u pa duke u larguar nga festa i rrethuar nga miq dhe bashkëpunëtorë, përfshirë reperin Gunna.

Ndërsa grupi ndalon për të bërë foto me fansat jashtë ngjarjes, shpërthen një përleshje me grushte dhe kaosi përshkallëzohet kur dhjetë të shtëna me armë e bëjnë turmën të bërtasë.

Motivet e dhunës ende nuk janë konfirmuar, pasi mund të ketë qenë një përshkallëzim i sherrit fizik. Policia e Los Angeles-it ndau në një deklaratë për shtyp se ata aktualisht po kërkojnë një të dyshuar mashkull me ngjyrë. “HollywoodLife” kontaktoi LAPD për një koment, por nuk mori asnjë përgjigje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *