• |
ide | kryesore

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 6 marsit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nis sot zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Këto zgjedhje do të mbahen në 6 bashki të vendit, konkretisht në; Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

KQZ vendosi që në 19 shkurt të niste fushata, propozim ky i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Në garë për këto zgjedhje janë 20 kandidatë për kryetar bashkie, ndërkohë që këto zgjedhje do të kushtojnë 180 milionë lekë.

Sipas KQZ-së në 6 bashkitë janë të regjistruar 648.536 zgjedhës, do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *