• |
ide | kryesore

Shpjegimi/ Pse po luftohet prej 8 vitesh në lindje të Ukrainës

-Instant, Arkiva, F1, Kryesore, Lajme, Planet



700 mijë pasaporta ruse të shpërndara disa muaj më parë, praktikisht 1 për çdo familje dhe 130 dollarë tani, për çdo refugjat që arratiset në Rusi. Janë këto dhuratat më të fundit që Vladimir Putin u bënte “vëllezërve” ukrainas të Donbasit, teksa po grumbullonte trupa në kufi.

Kjo përpara se Duma e Moskës të ndizte të mërkurën një tjetër fitil të gjatë të kësaj krize: duke diskutuar njohjen e Republikave Popullore të Donetsk dhe Luhansk, dy enklavat rusisht-folëse që në vitin 2014 u shpallën të pavarura nga Kievi dhe shkaktuan 8 vjet luftë me më shumë se 22 mijë të vdekur, sipas të dhënave të OKB-së.

Pse po luftohet në Donbass?

Ukraine urges to ignore recognition of independent Donbass republics - Prensa Latina

Gjithçka filloi me kryengritjen e Maidan, sheshin e madh qendror të Kievit, në shkurt 2014, kur javët e barrikadave përfunduan me arratisjen në Moskë të presidentit pro-rus Viktor Janukoviç, i cili kundërshtoi hyrjen e Ukrainës në NATO. Reagimi i parë i Vladimir Putin ishte pushtimi i shpejtë i Krimesë rusofile. Lëvizja e dytë, më problematike ishte kryengritja e Donbasit. Më 6 prill 2014, njerëz të armatosur pro-rusë sulmuan ndërtesat e qeverisë qendrore në Lindje, shumë qytete ranë në duart e tyre. Mbërritën edhe “këshilltarët ushtarakë” nga Moska. Qeveria e re ukrainase, e cila humbi Krimenë pa qëlluar asnjë plumb, i quan kryengritësit “terroristë” dhe dërgoi trupat e saj ushtarake. Midis ofensivave, kundërsulmimeve dhe armëpushimeve, paraushtarakëve dhe mercenarëve të huaj, filloi një seri e gjatë masakrash të tmerrshme.

Pse Donbass dëshiron të shkëputet?

Është një “mbrojtës sigurie” i domosdoshëm për Putinin, në hipotezën e një zgjerimi të NATO-s në Ukrainë. Është rajoni i minierave të mëdha të qymyrit. Është thesari i fabrikave të çelikut dhe oligarkëve të lidhur me Moskën. Është djepi i një kishe ortodokse besnike ndaj Rusisë, nga e cila Kisha Ortodokse e Ukrainës është shkëputur së fundmi. Një nga temat më të diskutueshme është gjuha: askush nuk dëshiron të heqë dorë nga rusishtja. Në vitin 1996, pesë vjet pas fitimit të pavarësisë, Ukraina futi gjuhën ukrainase si të vetmen gjuhë zyrtare në Kushtetutë. I sapozgjedhuri Yanukovych barazoi rusishten me ukrainishten në Donbass, me një ligj që u shpall jokushtetues pas protestave në Maidan. Sot panorama është e qartë: ukrainishtja është e vetmja gjuhë zyrtare, rusishtja mund të mësohet vetëm në shkolla si gjuhë e huaj, 90% e filmave duhet të jenë në gjuhën ukrainase, por rajoni i Donbass ndihet gjithnjë e më shumë rus.

Pse Putin flet për gjenocid?

Rusia argumenton se Ukraina nuk ka dashur kurrë të zbatojë marrëveshjet e paqes të nënshkruara në Minsk në 2014-2015, të cilat, ndër të tjera, parashikojnë një autonomi të gjerë të Donbasit. Ukraina, e cila i refuzon këto marrëveshje për shkak se ato janë “shumë të pabalancuara”, e përkufizon njohjen e dy republikave si “një agresion të paarmatosur”: premisa e një pakti ndihme të ndërsjellë me Kremlinin, dhe për rrjedhojë i një pushtimi. Skema e hipotezuar është paksa e ngjashme me atë që ndodhi në Gjeorgji në vitin 2008. Vladimir Putin njohu pavarësinë e dy republikave separatiste pro-ruse, Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, pas një konflikti të shpejtë kundër qeverisë së Tbilisit, e cila aspironte, pikërisht si Ukraina, një hyrje në NATO. Këtë herë, Carit nuk i duhet legjitimitet formal: “Shumica e rusëve vuajnë nga ajo që po ndodh në Donbas”, thotë ai, “një gjenocid është duke u ndodhur dhe durimi ka mbaruar”.

Pse u harrua Donbass?

Një muaj pas një disfate të madhe nga trupat ukrainase në gusht 2014, Kievi dhe rebelët e Donbass nënshkruan dy armëpushimet e Minskut. Dokumenti i parë, “Minsk 1”, nuk hyri kurrë në fuqi. Në vitin 2015, ukrainasit pësuan një tjetër humbje në rajonin e Debaltseve dhe pikërisht në atë moment Franca dhe Gjermania u aktivizuan për një negociatë të re të quajtur “Minsk 2”. Me përfundimin e betejave të mëdha, komuniteti ndërkombëtar u qetësua. Edhe nëse përplasje e vogla nuk kanë pushuar kurrë. Ukraina akuzon Rusinë se nuk ka tërhequr kurrë trupat, siç është rënë dakord. Rusia përgjigjet se Kievi nuk respekton pikat e marrëveshjes dhe përdor mercenarë perëndimorë. Paqja e fundit, e nënshkruar në Paris në 2019, mbeti një letër e vdekur.

Çfarë lloj lufte ka pasur deri tani në Donbass?

Një luftë e ngrirë. 52 shkelje të armëpushimit vetëm të premten dhe 60 të enjten, ditën e goditjes së mortajave në kopshtin e mbushur me fëmijë. Një fëmijëri lufte, në rrezik edhe kur mbaron shkolla. Donbassi është tani një nga fushat më të mëdha të minuara në Tokë: 1 milion e 600 mijë hektarë tokë të bllokuara thotë OKB. Një ferr mes Bosnjës dhe Afganistanit. Nëse lufta do të përfundonte sot, për të qenë të sigurt se gjithçka është pastruar do të duhej të prisnim të paktën deri në vitin 2080. ©Marrë nga Corriere, përshtati në shqip LAPSI.al



4 Comments

  1. halli më i madh ishte Berisha. Në mënyrë qesharake i kërkoheshin Amerikës fakte, nga ata, që janë dëshmitarë të karrierës së njeriut që vazhdoi luftën e klasave në Shqipëri edhe pas rënies së komunizmit, si arkitekt i vjedhjes se zgjedhjeve, si përcarës i shoqërisë dhe partisë, si urdhravrasës të pafajshmish, si persekutor dhe kërcënues opozitash, dhe në fund, si hajdut për veten, pjellat dhe ata që kishte rrotull.

    1. Shembuj te luftes se klasave,Shefi protokollit Vahid Borici shoqroi Aline ne OKB.Me Bersihen punoi te gjithe vitet e presinces>Keshilltaret e mbrojtje sdhe juristet ishin njelloj ato Ramiz Alise.Shefi i kabinetit te Meksit dhe te gjithe keshilltaret ishin sekratar te KQ te rinise gazetare te zerit te popullit drejtor drejtprish ne mimistrite e PS(Pp).Shefi truprojes Ishte familjarshit Enverist me vone deputet i PS milioner dhe drejtomn per hobi federaten e peshengritjes etj etj.Taman LUFTE KLASASH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *